Mbyllen dy lokale në Malishevë, shërbenin “shisha”
Inspektorati i Komunës së Malishevës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë mbyllur dy lokale për shkak të përdorimit apo shërbimit me “shisha”.
Në njoftim bëhet e ditur se dy lokale kanë qenë duke shërbyer për klient me shisha-llulla-nargjile.
“Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale, për inspektim të zbatimit të vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, vendim i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”. Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile, të njëjtat janë mbyllur.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Malishvës.
Gjithashtu është bërë e ditur se drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.
