Vrasja në “Bon Vivant ”, Gjykata e Apelit lë në paraburgim të dyshuarit - NACIONALE

Vrasja në “Bon Vivant ”, Gjykata e Apelit lë në paraburgim të dyshuarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në lokalin “Bon Vivant”.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.190/2023, të datës 06.08.2023, të pandehurve A.P, H.G dhe G.Z i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri A.P ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi l.5 të KPRK, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 2 të KPRKK dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK, i pandehuri H.G për veprat penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi l të KPRK si dhe i pandehuri G.Z për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Lajme të ngjashme