Kompromisi për VV-në “është fjalë e ndytë”, thotë Çitaku - NACIONALE

Kompromisi për VV-në “është fjalë e ndytë”, thotë Çitaku

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë për media se për partinë Vetëvendosje “kompromisi” futet në fjalorin e “fjalëve të ndyta.”

Kështu tha ajo pyetur për çështjen e presidentit, i/e cili/a duhet të zgjidhet më së largu deri në fund të muajit prill ose vendi shkon në zgjedhje.

Çitaku tha se vështirë se do të gjendet pajtim me Vetëvendosjes refereruar edhe moskalimit të propozim/rezolutës së PDK-së për “shtrembërimin” historik të fakteve në ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

“Tash e një kohë të gjatë nga LVV dhe nga shumica parlamentare që e kemi sot kompromisi shihet si dobësi e marrëveshja si fjalë e ndyrë, dhe mirë, saktë e keni, kur ne nuk kemi parë sot vullnet politik nga Lëvizja Vetëvendosje për tu pajtuar për një çështjeje e cila nuk do të duhej të kishte fare diskutim, është e vështirë të besojmë që ka vullnet politik për tu pajtuar për çështje të tjera”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme