Kompanitë e pastrimit në Kosovë bëhen bashkë për ta ndihmuar Skenderajn - NACIONALE

Kompanitë e pastrimit në Kosovë bëhen bashkë për ta ndihmuar Skenderajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura ka radhitur të gjitha kompanitë e shërbimeve publike dhe jopublike, që i kanë ndal në ndihmë kësaj komune pas vërshimeve.

Nura përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kompania nga Prizreni, Ferizaj, Deçani, Vushtrria, Obiliqi, Gjakova, Peja.

Në listën e gjatë të kompanive dhe ekipeve të shërbimeve publike dhe jopublike, që po na ndihmojnë të ringritemi dalëngadalë, mirënjohje dhe falënderime për ndërmarrjet “Uniteti”, “Pastrimi”, “Eko Natyra”, "EkoRegjioni" Prizren, KRM "Pastërtia" Ferizaj, NPL "Higjiena" Deçan, NPL "Perparimi" Vushtrri, NPL "Kastrioti" Obiliq, KRU “Gjakova” KRM "Ambienti" Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë, me mbi 100 punëtorë të palodhshëm, duke dhënë kontribut në pastrimin e hapësirës së gjerë publike dhe kthimit të jetës normale.” – ka shkruar Nura.

I pari i Skenderajt, ka njoftuar se shkollat janë duke u bërë gati për rikthimin e nxënësve.

“Ndërkohë që është shkollat po bëhen gati për t’i pritur nxënësit, falë angazhimit të personelit arsimor dhe teknik, të cilët po i pastrojnë hapësirat e objekteve dhe po rikthejnë gjerat në vendin e vetë.” – ka përfunduar Nura.

Lajme të ngjashme