Kompania “Pastrimi” njofton se i është rikthyer punës - NACIONALE

Kompania “Pastrimi” njofton se i është rikthyer punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Greva e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, që la Prishtinën sot të mbuluar nga mbeturinat duket se ka përfunduar.

Kompania përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ekipet e saj kanë dalë në terren për të vazhduar punën për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave,

Kujtojmë se punëtorët e kësaj kompanie që punonin me rrogë 330 në muaj, kishin kërkuar rritje page prej 70 eurosh, ndërsa ishin shprehur të bindur se nuk do t’i rikthehen punës nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohej.

Megjithatë, në njoftimin e fundit kompania tregon se puna do të rinisë, pa dhënë detaje nëse është arritur ndonjë marrëveshje me punëtorët ose jo.

Njoftimi i plotë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se ekipet kanë dal në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Po ashtu njoftojmë qe kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ.

Falenderojmë secilin qytetar për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë.

Me respekt,

Kompania Regjionale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë

Lajme të ngjashme