Komisioneri Varhelyi: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet.
Këto deklarata ai i bëri pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha element e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë. përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”, tha ai raporton EO.
“Jemi këtu dhe kemi zotimin e Qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim. Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhet hapa për investirot, duhet të krijohet klima për investitor. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbin, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjell edhe rezultat”, tha ai.
Varhelyi po zhvillon takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.