Komandanti i KFOR-it takon Mojsiloviqin, flasin për marrëveshjen e Ohrit - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it takon Mojsiloviqin, flasin për marrëveshjen e Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KFOR ka njoftuar se komandanti Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, ku kanë diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në një njoftim në Twitter, KFOR ka njoftuar po ashtu se komandanti Ristuccia dhe me Mojsiloviq kanë diskutuar edhe për rezultatet pozitive të takimit të mbajtur më 18 mars si dhe kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre,”- shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme