Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë në Kosovë - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot krerët fetarë në Kosovë. Michele takoi, kryemyftiun Naim Tërnava, peshkopin Dodë Gjergji dhe peshkopin Teodosije Shibaliq në Camp Film City.

Përmes një postimi në llogarinë e KFOR-it në Facebook, bëhet e ditur se ky takim u bë me qëllim për të promovuar rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes.

Në këtë njoftim thuhet se Ristuccia është shprehur se fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni

“Gjenerali Ristuccia theksoi rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të përçajnë edhe më shumë. Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike. Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, - thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme