Komandanti i KFOR-it në takim me ambasadorët e QUINT-it, flasin për sigurinë e dialogun
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KFOR-i në Twitter, ku thuhet se të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë dhe shefi i zyrës së BE-së.
Në takim është diskutuar për përpjekjet për siguri në vend, e po ashtu edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve.” – thuhet në njoftim.
The Commander of the NATO-led #KFOR mission, Major General Özkan Ulutaş, met with the Ambassadors of the Quint group from France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States, and with the Ambassador of Türkiye to Kosovo and the Head of the EU mission in Kosovo. pic.twitter.com/gJ73ECZStN
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) December 14, 2023