Komandanti i KFOR-it i ashpër me Kurtin: Nuk është NATO çadër ku strehohesh pas veprimeve të njëanshme
“Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë (KFOR’i) nuk mundet dhe nuk duhet të konsiderohet si një çadër ku duhet të strehohesh pas veprimeve të njëanshme që shqetësojnë balancet e pasigurta”, ka thënë Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere”, ku ka kritikuar gjerësisht Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “veprime të njëanshme” dhe “hapa të mbrapsht prej dy viteve”.
Ristuccia e vlerësoi si “të gabuar” vendimin e Kryetarit të Qeverisë ës Kosovës, Albin Kurti, për të instaluar tre kryetarët shqiptarë në komunat veriore pa u pranuar nga popullata lokale atje, ndërsa intervenimin e KFOR’it e quajti “shmangie të një tragjedie”.
“Para së gjithash, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e kundërta të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”.
Komandanti i KFOR’it i tha gazetës italiane “të mos shtiremi se kjo është situatë normale” ndërsa vendimet e qeverisë kosovare që nga e premtja tha se “ishin pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira”. Andaj, beson ai, këto nuk janë veprime për të forcuar besimin e ndërsjellë. Madje, thotë ai, në bisedat që ka pasur me Kurtin “ai pajtohej me këtë qasje”.
Pyetur nga gazeta italiane se “çfarë do të ishte veriu i Kosovës pa praninë e misionit të NATO-s?”, Ristuccia ka një përgjigje mjaft të frikshme: “Do të ishte një vatër tjetër lufte”.Situatën në veri komandanti i KFOR’it e përshkruan për tejet fragjile në termat e sigurisë, ndërsa shton se “çdo balanc që kemi arritur me përpjekje të mëdha, krizë pas krize, po bëhet ditë e më shumë e pasigurtë”.
Komandanti i KFOR'it ka edhe një përgjigje nga aspekti kohor për përkeqësimin e gjendjes në veri, dhe atë që nga viti 2021 (që koincidon me arrdhjen në pushtet të Albin Kurtit).
"Rezultate të rëndësishme janë arritur në 20 vitet e fundit. Madje edhe në terma të bashkëjetesës paqësore. Por, nisur nga 2021, vetëm hapa prapa, si karkalecat. Për shlal të polarizimit ekstrem të disa fakteve, të eksploatuara nga të gjitha palët në emër të politikave ekstremiste, që kanë minuar stabilitetin mes dy grupeve etnike".
Lajmi në përditësim..
NATO tashmë ka dërguar edhe 700 trupa shtesë në Kosovë, pas tensioneve të fundit.
Ristuccia ka pasur takim edhe me kryeministrin Kurti gjatë këtyre tensioneve.
