Kolumnisti serb kundërshton Vuçiqin: Cili është problemi që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës? - NACIONALE

Kolumnisti serb kundërshton Vuçiqin: Cili është problemi që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kolumnisti Dejan Iliq, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë serbe, ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje për formimin e një ekipi për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë një interviste në emisionin televiziv të N1, Iliq ka sfiduar arsyetimin e presidentit serb, duke thënë: "Cili është saktësisht problemi që Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës?"

Ai ka shprehur bindjen se Kosova do të pranohet, duke shtuar: "Sigurisht që do të pranohen, sigurisht që është një vend i pavarur! Dhe, çfarë, ju nuk mund të pajtoheni me këtë, tani i ndani zhgënjimet tuaja me ne?"

Lajme të ngjashme