Koci shpërthen ndaj Kurtit: Hyn e del fshehurazi përmes garazhdës, i rrethuar me roje si në luftë, marre të koftë
Ka shpërthyer ndaj Albin Kurtit avokati Arianit Koci i cili s’arriti as t’i afrohej deputetit që mban edhe postin e kryeministrit në detyrë.
Koci iu drejtua me fjalët “marre të koftë”.
“Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte”, tha Koci.
Postimi i plotë:
Marre t’koft, Albin – që nuk u ndale!
Marre!
Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim!
A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?
Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë - Kuvendi pa zgjidhje?
Pse?
Hajgare me popull a?
Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte.
Kjo është frikë, jo përgjegjësi.
Lideri nuk ikë. Lideri del përballë.