Koci: Jo vetëm pozitës - edhe opozitës po i konvenon Kuvendi i bllokuar - NACIONALE

Koci: Jo vetëm pozitës - edhe opozitës po i konvenon Kuvendi i bllokuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka kritikuar VV-në dhe partitë tjera për bllokadën në Kuvend.

Koci, i cili deri tani disa herë ka kritikuar para kuvendit, ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit po i konvenon edhe PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Jo vetëm pozitës dhe opozitës po u konvenon Kuvendi i bllokuar – por, siç po duket, edhe popullit kjo gjendje nuk po i pengon. Qetësi. As protestë, as presion, as reagim. Kuvendi është institucioni bazik i një shteti – pa të, nuk ka ligje, nuk ka qeveri, nuk ka kontroll demokratik. Kur nuk funksionon Kuvendi – shteti është i vdekur. Në vend që me u ngrit e me kërku llogari, njerëzit rrinë sikur kemi të bëjmë me një shtet tjetër - atje larg, dikund në një pjesë tjetër të botës. E nesër, po të njëjtit do ankohen pse Kosova është shteti më i paorganizuar dhe më i varfër në Evropë. S’ka arsyetime. Kush hesht përballë kësaj bllokade – është pjesë e saj”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme