"Klani i Novi Sadit": Kurti pyet ShBA-në dhe BE-në për Gjykatë Speciale kundër kriminelëve serbë - NACIONALE

"Klani i Novi Sadit": Kurti pyet ShBA-në dhe BE-në për Gjykatë Speciale kundër kriminelëve serbë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e ku ka shkruar për atë që e quan si “Klani i Novi Sadit” e të cilin e bën përgjegjës për një pjesë të madhe të kriminalitetit në mbarë rajonin tonë.

Kurti ka ngritur dyshimet se ky klan drejtohet nga Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Kryeministri e ka lidhur me Vuçeviqin edhe Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Andrejin.

Më tej, kryeministri Kurti thotë se grupit terrorist që udhëhiqej nga Millan Radojiçiq i janë ndarë edhe vetura të tipit “Shkoda Oktavia” me ngjyrë të bardhë ose të zezë nga MUP-i famëkeq serb.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit.” – ka shkruar kryeministri Kurti.

Kryeministri ka propozuar që BE-ja me ShBA-në ta formojnë “një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit”.

Sipas mafia ballkanike me këtë gjykatë do të përjetonte goditje fatale, ndërsa (sic) “rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar.”

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme