Dita e parë e vitit, Kim Jong Un urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor - NACIONALE

Dita e parë e vitit, Kim Jong Un urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un,në diten e parë të vitit 2023, ka urdhëruar zgjerim të arsenalit bëthamor të shtetit të tij dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale.

Kjo kërkesë ka ardhur në një takim të Partisë së Punëtorëve në pushtet. Kim theksoi nevojën për të siguruar “fuqi dërrmuese ushtarake” për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

“Ata tani duhen të izolojnë dhe ngulfasin Korenë e Verut, që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore. Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë”, theksoi ai, raporton Reuters.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se ka kryer teste kyçe për zhvillimin e një arme të re strategjike, që me gjasë është referencë për një raketë balistike ndërkontinentale.

Koreja e Veriut e sheh Korenë e Jugut si shtet armik, ndërkaq thotë se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë politika armiqësore ndaj Veriut.

Lajme të ngjashme