Kica-Xhelili ‘sokratike’: Unë e di saktë çka s’di, e kam këtë atribut - LDK e ka qëllimin përtej individit
“E di sakt çka s’di, këtë atribut e kam”, tha Doarsa Kica-Xhelili në një intervistë në T7, duke folur për fushëveprimin e saj politik e parlamentar gjatë kësaj legjislature, ku tha se ka arritur “të bllokojë çështje banale në drejtësi”.
Në kontrast me Vetëvendosjen ajo e vendosi Lidhjen Demokratike të Kosovës për të cilën parti tha se “qëllimin e ka përtej individit”.
“E mira është që cilëndo grua ta zgjedhës dhe burrë, nuk gabon. Njerëz profesionistë dhe shumë të mirë në lëmitë e veta. Çështja e dytë, përkushtimet e mia. Është e vërtetë që jam marrë me drejtësi sepse më takon m’u marrë me drejtësi, për shkak të fushës e kam përfundu”, tha ajo.
“Nëse është një atribut që e kam është që unë e di sakt çka s’di”.
“Jam marrë me drejtësi, fatmirësisht...unë kam blloku çështje banale në drejtësi; kam arrit me neutralizu një farë fuqie të asokoshme për me kontrollu gjithçkaa”, tha ajo.