Kica-Xhelili: Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja?
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një pjesë të bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe, nga Gazeta Nacionale.
Përmës një reagimi në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së “VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor.”
“Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja?”, ka thënë ajo më tëj.
Postimi:
Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor.
Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm.
Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja?