Kica-Xhelili kritikon MINT-in: Qeveria s’guxon të marrë rolin e ndarjes së drejtësisë
Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vendimin për tërheqjen e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Në fakt, zonja Xhelili ka vlerësuar se ARBK është e stërmbushur me regjistra biznesesh, duke theksuar se mund të ketë gabime dhe lëshime. Megjithatë, sipas saj, nuk justifikohet përndjekja e shtrigave.
“Qeveritë nuk guxojnë ta marrin rolin e ndarjes së drejtësisë sepse pikërisht kjo ndarje e përcakton demokracinë.
ARBK është e stërmbushur me regjistra biznesesh. Ka aksionarë nga çdo vend fqinj, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, me lloj lloj çertifikatash biznesi. Gabime mund të ketë. Lëshime gjithashtu. Asnjëra nuk e justifikon një përndjekje shtrigash.” – shkroi ajo.