Kica-Xhelili beson se “me LDK-në mund të ndryshohet” draft-Statuti i Zajednicës që solli Kurti
Draft-Statuti i Asociacionit – i miratuar tashmë në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian – “me Lidhjen Demokratike...mund të ndryshohet”, ka thënë kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
Në “Pressing” të T7, Kica-Xhelili, sikurse edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, beson se me një qeverisje të LDK-së, mundësitë do të jenë që ai draft-Statut të ndryshohet në pjesën e saj të dëmshme.
“Mos e nënvlersoni kapacitetin strategjik të LDK në atë se si operojmë ne me aleatët tanë. Derisa shumë njerzë mund të jenë skeptik se ne mund ta ndryshojmë atë draft marrëveshje, mos të jeni aq skeptik që LDK mund ta bëjë".
"Sepse LDK krejt gjatë kësaj periudhe është takuar me aleatë, pa e bërë shumë publike. Gajtë cdo takimi ne e kemi draftu dokumente ku kemi tregu se sa e dëmshme është marrëveshja e Ohrit për Kosovën”, ka thënë ajo.