KFOR: Nuk ka dëshmi për kontrabandë të armëve në kishat ortodokse përmes autoambulancave - NACIONALE

KFOR: Nuk ka dëshmi për kontrabandë të armëve në kishat ortodokse përmes autoambulancave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KFOR-i ka deklaruar se nuk ka dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të armëve në kishat ortodokse përmes ambulanacave, çështje kjo që potencua nga Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns.

Siç raporton Klan Kosova, KFOR-i ka thënë se prania ilegale e armëve ishte raportuar, mirëpo, pas hetimeve nuk ishte gjetur asnjë provë.

Ngjarja e përmendur nga deputeti britanik i referohej 2022-ës kur Batalioni Mbretëror Fusilier ishte dërguar në veri të Kosovës në mbështetje të Misionit të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e KFOR-it. Prania ilegale e supozuar e armëve ishte raportuar në selinë e KFOR-it, mirëpo pas hetimeve të mëtutjeshme në mënyrë që të ketë konfirmim, asnjë provë nuk ka dalë nga ajo që është raportuar.” – thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Nuk ka gjithashtu dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të bërë nëpërmjet vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse në ambulanca.” – thuhet tutje.

Më tej, KFOR ka thënë se për informata më shumë, duhet të pyetën institucionet e sigurisë së Kosovës.

Për informata të plota, ky lloj aktiviteti i përket sundimit të ligjit, e që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës.” – përfundon reagimi i tyre.

Kujtojmë se deputetja britanike, ka thënë se kontrabandimi i armëve është bërë me autoambulanca.

…Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – çuditërisht – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët.” – ka thënë deputetja britanike.

Për këtë deklarata ka reaguar Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë e cila ka hedhur poshtë pretendimet e deputetës britanike.

Lajme të ngjashme