KFOR-i planifikon stërvitje ushtarake në Kosovë javën e ardhshme - NACIONALE

KFOR-i planifikon stërvitje ushtarake në Kosovë javën e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i KFOR-it, ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje rutinore ushtarake në Kosovë nga data 14-17 mars.

Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime stërvitore dhe trajnimi, për të ofruar reagim me kohë dhe në mënyrë të sigurt. KFOR-i do të përpiqet për ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale.” thuhet në njoftim.

Në këtë ushtrim do të përfshihen helikopter si dhe pajisje të rënda inxhinierike.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit, ku do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

Lajme të ngjashme