KFOR-i gati për turma të dhunshme
Mbajtja e kontrollit të turmave të dhunshme është përgjigjja e radhës e misionit të NATO-s për sprovat e sigurisë në Kosovë.
KFOR-i sot ka mbajtur një ushtrim me pjesëtarë të kongigjenteve nga Italia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut – që të gjithë nga Komanda Rajonale Perëndim.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook, në kampin Villagio Italia është mbajtur një stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave.
“Pika kyçe e ushtrimit ishte përmirësimi i sienergjisë dhe bashkërendimit mes ushtarëve të kontigjenteve të ndryshme. Stërvitja ishte planifikuar të ishte mundësisht sa më realiste për t’i dhënë secilit ushtar perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave e trazirave të dhunshme”, shkruan në njoftim.
“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e vet – mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara – për të kontribuar në një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit dhe bashkësitë që jetojnë në Kosovë dhe liri të lëvizjes, në të gjitha kohët e paanësisht. KFOR-i punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”.
Një stërvitje të ngjashme, KFOR-i e ka mbajtur edhe dje, në kampin e Novosellës, ku pjesëmarrës ishin pjesëtarë të kontigjenteve letone e polake të Komandës Rajonale të Lindjes.