Një ditë para zgjedhjeve: Amerikanët patrullojnë nga ajri kufirin me Serbinë - NACIONALE

Një ditë para zgjedhjeve: Amerikanët patrullojnë nga ajri kufirin me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Task Forca e Përbashkët e Aviacionit dhe e Zbatimit (JIC) amerikane e KFOR-it, e përbërë nga ushtarë të Komandës Rajonale në Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, ka realizuar një patrullë ajrore përgjatë kufirit verior të Kosovës me Serbinë.

Në një njoftim, KFOR bëri të ditur se JIC kryen rregullisht patrullime sigurie dhe zbulimi, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

KFOR-i theksoi se mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme.

KFOR-i gjithashtu nënvizoi se vazhdon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Lajme të ngjashme