Këto janë ngjarjet e parapara për ditën e sotme
Për të martën në vendin tonë janë paraparë disa ngjarje e aktivitete të ndryshme.
Duke filluar nga ora 09:30, kryetari i Prishtinës e mirëpret veprimtarin Jim Xheman.
Ndërkaq, do të mbahen edhe katër mbledhje të komisioneve parlamentare.
Këto janë të gjitha ngjarjet për ditën e sotme:
– Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, mirëpret veprimtarin Jim Xhema për ta nderuar për punën e palodhshme për çlirimin e Kosovës. (Oda, Komuna e Prishtinës, ora 9:30)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik Moxico Luma Kosova Mining L.L.C. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
– Qendra e Inovacionit në Kosovë organizon aktivitet për dhurimin e gjakut. (Objekti i Qendres së Inovacionit, ora 10:00)
– Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjin Legjislative, planin dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë si dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
– Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aksion simbolik për dyvjetorin e qeverisë Kurti. (Tek objekti i qeverisë, ora 11:00)
– Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club ‘Rifat Kukaj’ nga Drenasi organizon manifestimin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Art Club ,,Rifat Kukaj”. (Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me të ftuarit Avokatin e Popullit, Drejtori i ZQM-së, Drejtori i ZL ZKM-së, si dhe përfaqësues të organizatës Demokracia plus. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Komuna e Vushtrrisë organizon ekspozitën e veshjeve tradicionale. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në vushtrri, ora 14:00)
– Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të shpalljes së sportistit të vitit dhe laureatit të çmimit ”Lah Nimani”. (Salla e Kuvendit Komuna të Mitrovicës, ora 17:00).
