Këto janë dy bizneset e ambasadorit Berishaj në Kosovë që nuk i deklaroi në Anti-Korrupsion - NACIONALE

Këto janë dy bizneset e ambasadorit Berishaj në Kosovë që nuk i deklaroi në Anti-Korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia Kundër Korrupsion ngriti sot kallëzim penal për mosdeklarim të pasurisë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berishaj nuk i kishte deklaruar dy bizneset e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin Agjencia Kundër Korrupsionit ngriti kallëzim penal për mosdeklarim të pasurisë së tij, ka biznese edhe në Kosovë, të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion.

Dy biznese në emër të ambasadorit figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, në vitin 2008.

Njëri është Myloja L.L.C., i cili është lloj i biznesit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara”, kapitali i së cilës është 2,500.00 euro. Në këtë biznes aksionarë janë Anton Werne, Janez Bukovnik dhe Martin Berishaj, ku secili nga ta kanë përqindje 33.32%.

E biznesi tjetër është Zasion Kosova. Të dy këto kompani janë të regjistruara në Prishtinë, më saktësisht në Hajvali.

Lajme të ngjashme