Këta janë terroristët paraushtarakë serbë të Bansjkës të kërkuar tashmë edhe nga Interpol-i - NACIONALE

Këta janë terroristët paraushtarakë serbë të Bansjkës të kërkuar tashmë edhe nga Interpol-i

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali “Demokracia” ka siguruar letërrreshtimin ku Gjykata Themelore në Prishtinë kërkon të gjithë paraushtaraktë terroristë që sulmuan në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, paraushtarakë këto të cilët janë tashmë të gjithë të kërkuar ndërkombëtarisht edhe nga INTERPOL-i.

Arsyetim

Më 24.09.2023, rreth orës 02:45, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, ka ndodhur një incident, ku nga persona të dyshuar dhe të armatosur është sulmuar një njësi policore, ku me këtë rast ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, shkruan Demokracia.com.

Më 25.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerr Aktvendim për fillimin e hetimit kundër të pandehurve Vladimir Tolic, Blagoje Spasojeviç dhe Dusan Maksimoviç, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.

Më 27.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve në arrati: Milan Radoicic, Vladimir Radivojevie, Ugljesa Jaredie, Milorad Jevtie, Danilo Vasic, Vlastimir Andrié, Aleksandar Milosavijevié, Lazar Smigie, Veljko Djordjevic, Vladimir Vucetié, Stelan Jovanovic, Milovan Krstovie, Uros Milie, Trajko Vasié, Danilo Vasic, Vukasin Jaredié, Sasa Perié, Nemanja Stankovie, Moméilo Vuckovic, Stelan Radojkovic, Marjan Radojevie, Marko Aksic dhe Marko Vukotic, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 1 KPRK, si dhe Milan Radoiçiq për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale shpëlarja e parave nga neni 302 i KPRK, lidhur me nenin 56 dhe 57 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Më 30.09.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit Milan Radoiçiq për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit nga neni 131 KPRK, lidhur me nenin 57 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe shpëlarja e parave nga neni 302 i KPRK, lidhur me nenin 56 Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Më 10.10.2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve Zarko Cvetkovie, Krsto Damjanovic, Stefan Milosavljevie, Marko Savie, Aleksandar Jevremovié, Rados Gozdié, Ivan Milié, Gojko Zubaé dhe Nemanja Radivojevié, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.

Më 23.01.2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurve Radak (Momcilo) Adzic, Milos (Zmajko) Milenkovic, Dorde (Radovan) Balovic, Danijel Dukig, Danilo (Isailo) Virijevic, Aleksandar (Petar) Tanaskovic, Milos (Predrag) Kragovic, Miljan (Obrad) Nedeljkovic, Nikola (Danilo) Ilic dhe Vladan (Veljo) Hic, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK.

Bazuar në faktin se të pandehurit e kërkuar me këtë letër-rreshtim vendor gjenden në arrati dhe nuk ka mundur të sigurohet prezenca e tyre në këtë çështje penale hetimore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për dhënien e urdhrit për dhënie-lëshimin e letrëave të rreshtimit.

Më 16 shkurt 2024, selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritetet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë. /Demokracia.com/

Lajme të ngjashme