Këta janë pesë personat e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë
Klina u trondit mbrëmë nga një vrasje që ndodhi rreth kohës së iftarit. Atje mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij. Bëhet fjalë për viktimën Fazli Hoxha, nga fshati Golluboc i Malishevës. Për këtë rast tashmë janë ndaluar pesë persona si të dyshuar.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për të dyshuarit si:
- A.G. lindur me 1980
- N.G. lindur me 1992
- A.G. lindur me 1998
- B.G. lindur me 1985
- B.G. lindur me 1974
Tutje nga Policia kanë dhënë detaje për rastin që nga marrja e informatës e deri te masat që janë marrë.
“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
.jpg)
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen pesë të dyshuar në rast.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.
Lëndime trupore morën edhe dy vëllëzërit e 23-vjeçarit të ndjerë.
Ata u dërguan për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Pas ndihmës së parë, mjekët rekomanduan që të spitlaizohen në spital për 24 orë. Por të njejtit pas ngjarjes ku u vra vëlli i tyre, refuzuan të qëndrojnë në spital.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.
“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pasë, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.
Krejt çka dihet deri më tani për rastin:
Mbrëmjen e së enjtes, Fazli Hoxha, 23-vjeçar nga fshati Golluboc i Malishevës, bashkë me disa anëtarë të familjes, kishin shkuar tek ‘Ujëvara e Mirushës’ për të ngrënë iftar.
Por kjo mbledhi me familjarët, kishte qenë e fundit për 23-vjeçarin. Pas përfundimit të darkës, Fazliu bashkë me vëllezërit e tij, u përballën me disa persona që siç duket po i prisnin në parkingun e restoranit në të cilin fillimisht ndodheshin.
Pasi dolën nga restorani Fazliu me vëllezërit, të dyshuarit nisën të gjuanin me armë zjarri në drejtim të tyre, ku si pasojë i vrarë mbeti një 23-vjeçari, Fazli Hoxha, si dhe dy vëllezërit e tij u plagosën.
Kush është 23-vjeçari që u vra?
Fazli Hoxha, djali 23-vjeçar që mbrëmë u vra është djali i dëshmorit Fazli Hoxha, i cili u vra para 23 vitesh. Disa muaj pasi ai u nda nga jeta, ka lindur Fazliu, i cili e trashëgoi emrin e babait.
23-vjeçari ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.
Pak pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes dolën dhe organet e sigurisë. Policia, aty ka gjetur e më pas edhe ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhirë, lopatë, që për organet e hetuesisë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.
Disa orë më vonë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Nacionale.