Kështu u dëmtua nga tërmeti kështjella historike në Turqi
Kështjella historike e Gaziantep dhe qytetit u dëmtuan tmerrësisht nga tërmeti që goditi pjesën jugore të Turqisë.
Tërmeti ka dëmtuar kështjellën e Gaziantepit, një pikë referimi historike në Turqinë jugore që u ndërtua për herë të parë në shekujt e dytë dhe të tretë.
Më poshtë mund t’i gjeni fotografitë të kështjellës, e cila ishte në përdorim gjatë kohës romake, dhe tani shërben si muze.
Deri më tani raportohet se nga tërmeti kanë vdekur 1,014 persona dhe janë lënduar 5,383 teksa 2,818 ndërtesa janë shkatërruar.
Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.
Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.
Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.
Shumica e tërmeteve në këtë vend janë vdekjeprurëse. Tërmeti më i madh që e kishte goditur Turqinë deri sot ishte 7.6 ballësh në Izmit më 1999, duke i vrarë 17 mijë njerëz.
Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.



