Këshilltarja e Sveçlës shpreh gëzimin: 38 qytetarë serbë i kanë ndërruar targat ilegale me targa RKS - NACIONALE

Këshilltarja e Sveçlës shpreh gëzimin: 38 qytetarë serbë i kanë ndërruar targat ilegale me targa RKS

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilltarja politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, në llogarinë e saj në Facebook ka folur në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në pjesën veriore të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që kanë konvertuar targat ilegale në ato legale në 38 sosh. Pra, janë gjithsej 38 qytetarë të cilët nga targat ilegale tashmë kanë kaluar në targa RKS.

Numri i raportuar më herët kishte qenë diku 20.

Znj. Fetoshi e ka konsideruar një gjë të tillë si sukses, derisa iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që t’i regjistrojnë automjetet e tyre në RKS.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte arritur një marrëveshje në lidhje me targat ilegale më 23 nëntor të vitit të kaluar, duke i shmangur vetëm përkohësisht tensionet në pjesën veriore të vendit.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme