Këshilltari i Presidentes Osmani ia përmend Çitakut çështjen e kufijve - NACIONALE

Këshilltari i Presidentes Osmani ia përmend Çitakut çështjen e kufijve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kritika e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për mosreagim të Presidentes Osmani ndaj vërshimeve të fundit ka nervozuar stafin e shefes së shtetit.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar Çitaku, duke thënë se presidentja Osmani e di shumë mirë se kush janë qytetarët e Kosovës.

Madje, Kupina ia ka përmendur zyrtares së PDK-së edhe çështjen e kufijve.

Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj. Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë presidenten. Për dallim nga znj. Çitaku, presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, gjithnjë është me qytetarët dhe punon gjithnjë për interesin e qytetarëve dhe të shtetit!”, ka shkruar Kupina në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme