Këshilltari i Kurtit, Feraj: Serbia do luftë sepse po respektojmë ligjet e Ahtisaarit - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit, Feraj: Serbia do luftë sepse po respektojmë ligjet e Ahtisaarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i kryeministrit Kurti për marrëveshjet e Kosovës me Shqipërinë, Hysamedin Ferajt, Serbia po do luftë për shkak se Kosova “po i zbaton ligjet brenda Kosovës”.

E çuditshme, por e vërtetë! Këto fjalë të formuluara ngjashëm u thanë edhe nga shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Ai më pas përmendi edhe Marti Ahtisaarin, e të cilin e kujton edhe si “fitues të çmimit Nobel për paqe”.

Kujtojmë se Vetëvendosje e kishte protestuar ashpër Planin e Ahtisaarit në vitet e para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Por, pjesa më problematike është kur z. Feraj e konsideron si “akt të shpalljes së luftës” thjesht njoftimin “për dërgimin e ushtrisë në një vend tjetër sovran”. Serbia tashmë ka njoftuar ambicien e saj për dërgimin e trupave serbe në veri në mbështetje mbi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajme të ngjashme