Çka po ndodh me filozofët e VV-së: Feraj shukatet, Hoxha "kopjon" Prindonin e Vjosës
Pushteti përveç se ndan, ai edhe bashkon. Natyrisht, uniformon në qëndrime dhe, për më shumë, pushteti ka edhe një mënyrë veprimi (modus operandi). E duket se tashmë burrat e pushtetshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjedhur mënyrën e tyre. Eminenca gri e LVV-së kanë zgjedhur të heshtin, duke u marrë me libra e me rishpërndarje në Facebook.
Këtë të fundit, po e përdorë më së shumti Elviz Hoxha, filozofi i LVV-së nga Shqipëria. Në ditët e fundit, z.Hoxha është duke operaruar sikurse të ishte një profil i rremë në Facebook (Fake Profile). Nuk shkruan, s’ka mendim, por vetëm shpërndan shkrime, ose postime të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të analistëve të afërt me partinë e Albin Kurti.
Hoxha, që njihet për mendim, duket se ka zgjedhur rrugën e burrit të presidentes Vjsoa Osmani, Prindon Sadriu.
Sadriu, pas disa shkrimeve krejtësisht të papranueshme, në njërën nga të cilat i quante mediet ndërmarrje të përbashkëta kriminale, ka zgjedhur të mos shkruaj më.
Siç shkroi ditë më parë Nacionale, atij si duket i është rekomanduar nga dikush që të mos flas shumë në publik, e as të mos shkruajë shumë, por vetëm të rishpërndajë fotogorafi e postime të të tjerëve (kryesisht të bashkëshortes së tij). Në këto qindra rishpërndarje, Sadriu zakonisht mjaftohet me vetëm pak fjalë.
E njëjtë po vepron edhe Hoxhaj. Ai ditëve të fundit është parë aktiv në rishpërndarjen e postimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabajës, dhe lajme e analiza të portalit të tij, e që quhet “Rruga Press”.
Një prelud i heshtjes së z.Hoxhajt ishte momenti kur e pranoi se e kishte sulmuar Rrahman Jasharajn, kryetar i SBAShK-ut, të cilin e kishte akuzuar se ishte pjesë e partive serbe gjatë viteve 90-ta.
Hoxhaj shpërndau edhe lajmin e fitores së xhudistes kosovare, Nora Gjakova, duke shkruar një mbishkrim të shkurtër: Bravo Nora.
Pa mendim, me shumë gjasë, ka mbetur edhe Hysamedin Feraj, një tjetër filozof dhe figurë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka heshtur që 3 javë, duke mos postuar pothuajse asgjë.
Që nga 28 shtator, koha kur ai bëri një falëndërim për mbështetësit e tij në “sulmet” që i bëri Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, z.Feraj është tërësisht i padukshëm në skenën publike.
Ndërsa me 12 tetor, pra sakësisht 11 ditë më herët, z.Feraj bëri një postim, që në fakt është tërësisht jo kontravers.
Ai shkroi për paraqitjen në Asamblenë e Këshillit të Evropës të Saranda Bogujevcit, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë, e cila u vlerësua lartë për paraqitjen në KE.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë z.Ferajn drejt këtij “agjërimi” diskursiv, por duket paksa e çuditshme që heshtja e filozofit e ideologut të LVV-së vie pas përplasjes me Haradinajn, për të cilën u kritikua fort.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ishte fjalia problematike e z.Ferajt, që ngjalli reagime të shumta.

