Këshilltari i Gërvallës: Serbia është e interesuar për territor
Këshilltari i ministres së jashtme të Republikës së Kosovës Sharr Jakupi, ka shkruar në tëiter për situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se Serbia nuk po deshiron dialog, po territor.
Ajo që po ndodh sot në veri tregon qartë interesimin e Serbisë. Serbia nuk e dëshiron dialogun. Është i interesuar për territor. Stop skenarëve rusë në Ballkan. Rroftë Republika jonë” ka shkruar ai.
What is happening today in the north clearly shows Serbia's interest. Serbia does not want the dialogue. It is interested in territory. Stop Russian scenarios in the Balkans. Long live our Republic. 🇽🇰
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) November 5, 2022
Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri.
Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit. E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës. "Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.
Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.
Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e saj.