Këshilli Prokurorial kërkon nga Avokati i Popullit dërgimin e Ligjit të Pagave në Kushtetuese - NACIONALE

Këshilli Prokurorial kërkon nga Avokati i Popullit dërgimin e Ligjit të Pagave në Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se i është drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit që në zbatim të dispozitave kushtuese dhe ligjore të referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese.

KPK-ja thotë se ka pasqyruar në këtë kërkesë komentet e vazhdueshme, të cilat janë bërë në lidhje me këtë Ligj.

“Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij Ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit. KPK shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Aty thuhet se KPK-ja përkrah hartimin e një Ligji për Pagat në Sektorin Publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.

Lajme të ngjashme