Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për takimin e rregullt informues për situatën në Kosovë.
Zëvendës-përfaqësuesi Special dhe zyrtari i përgjegjshëm i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë Këshillin e Sigrumit për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për UNMIK-un, i cili u shpërnda tek anëtarët e Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.