KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.4%, propozimi dorëzohet në ZRrE - NACIONALE

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës për 21.4%, propozimi dorëzohet në ZRrE

6 muaj më parë

nga NACIONALE

KESCO ka parashtruar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

dokumentin që ia ka drejtuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kjo kompani për kërkua që çmimi i rrymës për vitin 2026 të ngritët 21.4 për qind.

Sipas KESCO, kërkesa pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme.

“Konsumi i konsumatorëve që vazhdojnë të përmbushin kriteret për furnizim me shërbim universal ka shënuar rritje. Kjo ka rezultuar në rritje të nevojave për blerje të energjisë elektrike për mbulimin e konsumit të FSHU-së, në përputhje me obligimin ligjor për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt për këta konsumatorë”, është thënë në kërkesën e kësaj kompanie.

Tani ZRRE do të vendos nëse do të marrë parasysh këtë kërkesë apo jo.

Tani ZRRE do të vendos nëse do të marrë parasysh këtë kërkesë apo jo.

Nëse ZRRE-ja e aprovon këtë kërkesë, kjo do të jetë hera e tretë në katër vjetët e fundit që rritet çmimi i rrymës.

Hera e parë ku është ngritur çmimi ka qenë viti 2023. Aso kohe ZRRE-ja pati aprovuar rritjen e çmimit për 15 për qind.

Kurse për herë të dytë çmimi i rrymës është ngritur vitin 2025, kur ZRRE pat vendosur se çmimi te ngritët për 16.1 për qind.

Lajme të ngjashme