Kërstiq kritikon Listën Serbe: Instrument i regjimit të Vuçiqit - NACIONALE

Kërstiq kritikon Listën Serbe: Instrument i regjimit të Vuçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Branisllav Krstiq, analist i përhershëm në Kanal 10, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, rezultati përfundimtar i sëcilave ende s’është publikuar.

Megjithatë, Kërstiq ka pasur shumë kritika ndaj Listës Serbe.

Ai e ka quajtur Listën Serbe si “instrument i regjimit të Aleksandar Vuçiqit”, president i Serbisë.

“Ne kemi eksperiencë, në 12 vjetët e fundit Lista Serbe ka pasur 10 deputetë në Parlamentin e shtetit të Kosovës, por më duket gjithsej tri herë kanë dalë dhe kanë folur me kolegët e tyre në parlament. Ata me vite nuk mbështesin interesat e komunitetit të tyre. Ata janë një lloj i makiavelistëve që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe janë një instrument i regjimit të Aleksandar Vuçiq” – thotë Krstiq për KosovaPress.

Lajme të ngjashme