Kërkohej që 4 muaj nga Policia, arrestohet 31-vjeçari në Obiliq
Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka arrestuar një person si i dyshuar për disa vepra penale.
31-vjeçari që nga gushti i vitit të kaluar po kërkohej nga policia për dyshimet për disa vjedhje të rënda.
Sipas hetuesisë rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore dhe bëhet fjalë kryesisht për vjedhje nga veturat.
Personi i arrestuar është A.G. 31-vjeç, shtetas i Kosovës, i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022.
Me vendim të prokurorit të shtetit, I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda.