Kërcënohet Përparim Rama, arrestohet i dyshuari
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, janë kërcënuar.
Sipas raportit, i dyshuari është arrestuar.
Tutje, në raportin e policisë tregohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.