Kërcënimet nga “Severna Brigada”, Sveçla: Ndihem i sigurt falë Policisë së Kosovës
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, sot gjatë ditës ka komentuar kërcënimet e “Severna Brigada”-s, një organizatë serbe e shpallur terroriste nga ana e shtetit të Kosovës.
Në lidhje me kërcënimet në adresë të tij dhe të kryeministrit Albin Kurti, Sveçla është deklaruar se ndihet “jashtëzakonisht i sigurt”.
“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, m'u falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra, sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta. Patjetër se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës.” – tha ai, transmeton Koha.