Kërcënim me bombë: Qindra udhëtarë jashtë Aeroportit të Prishtinës - NACIONALE

Kërcënim me bombë: Qindra udhëtarë jashtë Aeroportit të Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR: Ora: 11:32

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është mbyllur përkohësisht pas kërcënimeve për shpërthim me bombë. Rasti konfirmuar nga Policia e Kosovës si nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Ndërkohë, Nacionale ka sigurar pamje pak momente pas informimit të udhëtarëve se ka kërcënim me bombë.

Në këto pamje shihen udhëtarët duke u kthyer nga hyrja e aeroplanit për të dalur jashtë.

Gjithashtu në këto video shihen qindra qytetarë duke pritur jashtë objektit të aeroporti.

Deri më tani nuk dihet se nga ka ardhur ky kërcënim dhe se personeli e udhëtarët janë evakuar.

Fotografi i Nacionales ka sjellur fotografi aktuale nga aeroporti.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kanë pranuar kërcënim me bombë mëngjesin e sot.

Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

Gjithashtu, ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre.

Njoftim zyrtar!!“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre””, ka shkruar ajo në Facebook.

Nacionale do të ju mbajë të informuar për këtë rast...

Për këtë çështje, është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Policia ka konfirmuar se është mbyllur përkohësisht aeroporti pas një kanosjeje me mjete shpërthyese.

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Në aeroport është Njësia K9 e Policisë së Kosovës që po e kontrollon aeroportin.

Lajme të ngjashme