Kërçeli: Serbia kësaj radhe do të marrë koston e merituar - NACIONALE

Kërçeli: Serbia kësaj radhe do të marrë koston e merituar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, ka reaguar për takimin në Ohër që është duke u mbajtur në mes të Kurti dhe Vuçiq.

Kërçeli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia kthehet nga Ohri desktruktive si gjithmonë, por sipas tij kësaj radhe do të marrin edhe koston e merituar.

Ai ndër të tjera ka përmendur se nuk do të ketë Asociacion i cili shkel Kushtetutën dhe cenon integritetin e Kosovës.

“Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar. Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Kërçeli.

Lajme të ngjashme