Vazhdon kampanja e VV-së për takimin Kurti-Vuçiq, Manxhuka: meKryeministrin
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhukaj ka vazhduar përsëri me postime në Facebook në mbështetje të kryeministrit, Albin Kurti i cili gjendet në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Manxhuka pas postimit të fundit ku kishte shkruar emrin e liderit të partisë së tij “Albin Kurti”, sot ka bërë një postim më ndryshe.
“#meKryeministrin.” – ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Në këtë momente është duke u zhvilluar takimi në Ohër në mes të Kurtit dhe Vuçiq, ku sipas mediumit Radio Evropa e Lirë, takimi ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.
