Keqpërdorimi i gati 2 milionë eurove: Bekim Jashari thotë edhe vetë është fajtor nëse dy ish-zyrtarët e aeroportit dalin fajtorë
Bekim Jashari ka dëshmuar si ish-kryetar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për rastin ku dy ish-zyrtarët e Aeroportit “Adem Jashari”, Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke dëmtuar buxhetin publik prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro.
Sipas raportimit të Betimit për Drejtësi, Jashari ka thënë se nësë këta dy zyrtarë dalin fajtorë atëherë edhe ai vetë është fajtor.
“Unë mendoj se në qoftë se këta dalin fajtorë edhe unë jam fajtor.” – ka deklaruar Jashari.
Tutje ai ka thënë i ishte dukur absurd procesi gjyqsor nga fillimi.
Duke klikuar KËTU mund të lexoni më shumë.