Këngëtari i fryn gjuhës nxitëse: Jam ushtar - NACIONALE

Këngëtari i fryn gjuhës nxitëse: Jam ushtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës, kanë nisur reagime të shumta nga politikanë e figura të tjera publike.

Me një postim në Facebook, ka reaguar edhe këngëtari Gramoz Aliu, i njohur si Mozik. Ai ka publikuar fotografi të UÇK-së, ku është shprehur me fjalët “sot sa jemi që do e bënim të njejtën gjë me qefin e dëshirën më të madhe”.

Një gjuhë nxitëse për luftë e përdorur nga Mozik, i cili më tej postimin e ka vazhduar duke thënë se “historitë harrohen, vështirë të mos përsëriten”.

Lajme të ngjashme