Kelmendi: Ligji për KPM-në është kundër Kosovës që e duam
Gazetari Adriatik Kelmendi ka kundërshtuar ashpër ligjin për KPM-në, i cili është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se ky ligj bie ndesh me “Kosovën që e duam”.
Sipas tij, me miratimin e këtij ligji, dëshmohet se “shumica parlamentare është kundër medias së lirë.”
“Një vend pa media të lira nuk i shërben demokracisë. Një vend jodemokratik nuk i shërben asnjë qytetari, përveç atyre që pushtetin politik duan ta kthejnë në tirani. Kjo nuk duhet t’i ndodh Kosovës. Nuk mund t’i ndodh Kosovës. Nuk do të lejohet t’i ndodh Kosovës,” – shtoi më tej Kelmendi.