KDI: Kosova shënon ngritje në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit, institucionet e reja ta kenë prioritet
KDI kanë publikuar gjetjet e Transperency Internacional, sa i përket Indeksit të Perceptimit të Korrusionit për vitin 2024.
Sipas KDI, Kosova ka shënuar ngritje. KDI ka kërkuar nga institucionet e reja të dala nga zjgedhjet e fundit, që ta bëjnë prioritet luftimin e korrupsionit.
E plotë:
𝐊𝐃𝐈: 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐧𝐝𝐞𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐜𝐞𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 #𝐂𝐏𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟒 - 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭
Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024. Ky indeks që përfshin rezultatet për 180 shtete të botës shpërfaqë nivelet e përceptimit të korrupsionit në sektorin publik duke bazuar në raporte kredibile të organizatave globale si Banka Botërore, Freedom House, Ëorld Justice Project, Bertelsmann Foundation Transformation Index, Varieties of Democracy, Global Insights Country Risk - shumica e të cilave janë publikuar në vitin 2023.
#CPI këtë vit tregon se mbi gjysma e vendeve të botës qëndrojnë nën mesataren globale që është 43 pikë dhe shumica e tyre nuk kanë bërë progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik.
Regjioni i Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë edhe Kosova, është regjioni me mesataren gati më të ulët në botë, kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike.
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐮𝐚𝐫 𝟒𝟒 𝐩𝐢𝐤𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞 𝟕𝟑-𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐧𝐠𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Që nga viti 2012, kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimeve të CPI, progresi i saj ka qenë i vazhdueshëm por i ngadaltë, me gjithsej 10 pikë në 12 vitet e fundit.
Mali i Zi 46 pikë - vendi 65
Kosova 44 pikë - vendi 73
Shqipëria 42 pikë - vendi 80
Maqedonia e Veriut 40 pikë - vendi 88
Serbia 35 pikë - vendi 105
Bosnjë e Hercegovina 33 pikë - vendi 114
Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të institucioneve të reja qeverisëse, #KDI degë e Transparency International në Kosovë kërkon që lufta kundër korrupsionit të vendoset si prioritet dhe të udhëhiqet nga një 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐣𝐞𝐥𝐥𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞.
KDI kërkon nga institucionet e reja që llogaridhënia dhe trasparenca në sektorin publik të përbrendësohen si standarde bazike të qeverisjes së mirë në mënyrë që të parandalohet shpërdorimi i resurseve publike, nepotizmi dhe disbalansi midis pushteteve.