KDI: Komisioni për rezerva u mblodh jashtëligjshëm
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar i themeluar për dyshimet për korupsion në Ministrinë e Tregtisë, pas publikimeve të videove dhe artikujve në Nacionale.
Sipas KDI kjo mbledhje ishte e jashtëligjshme, sepse ka skaduar afati prej 6 muajve që nga data e themelimit, siç parashihet në Ligjin për Hetim Parlamentar.
“Prandaj, çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme” – thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
E plotë:
𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗥𝗲𝘇𝗲𝗿𝘃𝗮 𝗶 𝗸𝗮 𝘀𝗸𝗮𝗱𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗮𝗻𝗱𝗮𝘁𝗶 𝗺𝗲 𝟮𝟭 𝗺𝗮𝗿𝘀. 𝗠𝗯𝗹𝗲𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗲 𝘀𝗼𝘁𝗺𝗲 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲.
Sot Komisioni Hetimor Parlamentar i themeluar për të hetuar dyshimet për korrupsion me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë mbajti mbledhjen e radhës, në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar. Kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023.
Ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj. Sipas Ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor t'i vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet t'i drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi, pas aprovimit të secilës vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë.
Prandaj, çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme.