“Katuni që shihet kallauz nuk don, Asociacioni me Rezolutë 12/44 është absolutisht i papranueshëm”, thotë Krasniqi - NACIONALE

“Katuni që shihet kallauz nuk don, Asociacioni me Rezolutë 12/44 është absolutisht i papranueshëm”, thotë Krasniqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës duke folur për draft-Statutin e autonomisë serbe të pranuar nga Qeveria e Kosovës, tha se “katuni që shihet kallauz nuk don” dhe se aty qysh në Preambulë është Rezoluta 12/44; dokument ky që garanton “sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën” dhe se kjo gjë është “absolutisht e papranueshme”,

Rezolutë 12/44 Preambulë është absolutisht e papranueshne. Nuk duhet kurrë me qenë, sepse e nxjerr menjëherë atë dokument jashtë sovranitetit të Kosovës. 12/44’a e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën”, tha ai.

Tjetri problem “thelbësor”, tha Krasniqi është “Arbitrazhi”.

Këshilli i arbitrazhit e nxjerrë Asociacionin jashtë sistemit juridik të Kosovës; që i bie që nuk vlejnë as ligjet e Ksovoës e as Kushtetuta për Asociacionin. Nëse do të pranohej arbitrazhi si mjet i sqarimit dhe gjykimit e vendimarrjes për mosmarrëveshjes mes Qeverisë dhe Asociacionit kjo do të ishte e tmerrshme për Kosovën”, tha Krasniqi.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë kohëve të fundit në RTK konfirmoi se në Preambulë të draft-Statutit përmbahet Rezoluta 12/44.

Lajme të ngjashme