Kati i dytë e një shtëpie në Ferizaj përfshihet nga zjarri, një grua dhe vajza e saj kërcejnë nga dritarja
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kati i dytë i një shtëpi në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se si pasoj e këtij zjarri një grua me vajzën e saj kanë kërcyer nga kati i dytë.
Sipas policisë, të njëjtat kanë pësuar lëndime trupore.
“Ferizaj 01.11.2024-17:45. Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.